Transmetuar më 02-11-2017, 10:12

Ka qenë dhe do të mbetet një mister ekzistenca e UFO-ve.

Të shumtë janë ata që flasin me bindje për ekzistencën e tyre, ashtu sikundër ka nga ata që as nuk duan ta dëgjojnë një gjë të tillë.

Së fundmi, një video e publikuar ne Yout Tube, tregon pamjet e një helikopteri të Marinës Amerikane, si edhe një objekt tjetër misterioz që ngjanë me një anije alienësh.

Videoja është regjistruar në shkretëtirën e Arizonës, ku duket qartë grupi i marinsave që vëzhgojnë zonën dhe objektin uturues në distancë.

Në katër ditë videoja mori 170,000 shikime dhe disa nga mijëra persona që panë videon shprehen se kjo është diçka e vërtetë, ndërsa disa të tjerë thonë se ky është një mashtrim. /k.k/noa.al/