Transmetuar më 02-11-2017, 10:36

Në rrjetet sociale është duke qarkulluar një video, ku një vajzë nga Beogradi përfshihet në një grindje me shoferin e autobusit.

Vajza e re akuzon shoferin e autobusit për vonesë, dhe kur ai fillon ta fyej ajo humb kontrollin dhe ia kthen me të njëjtën monedhë, transmeton Telegrafi.

Dhe në shenjë hakmarrje, shoferi  del nga autobusi dhe këmbëngul që nuk do të niset derisa ajo të zbresë. Por, situata tensionohet edhe më shumë kur ajo vazhdon me sharje.

Në një moment shoferi humb durimin dhe ia derdh në fytyrë gotën me kafe që e mbante në dorë, dhe e tërheq zvarrë për ta nxjerrë nga autobusi.

Ndërkaq, të gjithë pasagjerët e tjerë nuk reaguan për të qetësuar situatën dhe vetëm vëzhgonin të habitur atë çfarë po ndodhte.

Sipas autorit të videos, dyshja kanë shkëmbyer shuplaka jashtë autobusit, por ky moment nuk është filmuar nga frika se telefoni me të cilin po filmonte do të mund të tensiononte edhe më shumë situatën. /k.k/noa.al/