Transmetuar më 02-11-2017, 10:56

Tre persona kanë mbetur të vrarë pasi një person qëlloi me armë zjarri në drejtim të tyre.

Ngjarja shokuese ka nodhur në një supermarket në Kolorado të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Një person hapi zjarr, duke lënë të vrarë një grua dhe dy burra, të cilët ndodheshin aty në momenin e krimit.

Agresori arriti të largohej nga vendngjarja dhe policia është vënë në kërkim të tij.

Autori i sulmit nuk ka thënë asgjë gjatë të shtënave me armë, ndërsa hapte zjarr e pastaj është larguar me makinë. Policia ka dyshime se ai është i armatosur dhe i rrezikshëm. /k.k/noa.al/