Transmetuar më 02-11-2017, 17:47

Raiffeisen Bank inaguroi dje ambientet e reja të degës së saj në qytetin e Shkodrës. Raiffeisen Bank e konsideron shërbimin ndaj klientëve të saj mjaft të rëndësishëm, dhe përmirësimi i kushteve të shërbimit është në prioritetet e saj.

Tashmë bizneset dhe klientët individë në qytetin e Shkodrës, krahas një shërbimi cilësor nga stafi i kualifikuar i degës, do të mirëpriten në degën e re me kushte dhe standarde të larta.

Në ceremoninë e inaugurimit morën pjesë drejtori i Përgjithshëm i Raiffeisen Bank Shqipëri, z. Christian Canacaris, kryetarja e Bashkisë Shkodër, znj. Voltana Ademi, z. John Mcnaughton, Anëtar Bordi për Retail në Raiffeisen Bank Shqipëri, klientë të bankës, përfaqësues të biznesit dhe institucioneve të qytetit të Shkodrës, etj.

“Shkodra është një qytet veçanërisht i rëndësishëm për Bankën tonë dhe marrëdhëniet me klientët dhe bizneset janë vendimtare për aktivitetin tonë në këtë qytet. Prandaj, për të qenë më afër jush dhe për të përmbushur nevojat tuaja të biznesit, ne kemi investuar për të rinovuar degën dhe për të ofruar hapësirë më të madhe me standarde më të mira në mënyrë që klientët të ndihen të mirëpritur”, – tha në fjalën e tij z. Canacaris.

Kryetarja e Bashkisë Shkodër, znj. Ademi, falënderoi Raiffeisen Bank për mbështetjen e vazhdueshme dhe kontributin që ka dhënë në qytetin e Shkodrës. “Këto ambiente të rinovuara janë një vlerë e shtuar jo vetëm për Raiffeisen Bank, por edhe për qytetin tone”, – tha ndër të tjera kryetarja e Bashkisë në fjalën e saj.