Transmetuar më 03-11-2017, 22:00
Publicitet

Personi që sonte u qëllua me breshëri plumbash në lagjen Aerodrom në Shkup ka ndërruar jetë. Bëhet fjalë për futbollistin Martin Janushev, i cili u qëllua me breshëri plumbash para hyrjes së banesës së tij në këtë lagje, shkruan INA.

Mjekët e Spitalit të Shkupit, përmes një komunikate lëshuar për mediat, theksuan se viktima ka ardhur në gjendje të rëndë dhe me plumbat në pjesën e kokës.

Deri tani nuk dihen qëllimet e këtij sulmi. Disa kalimtarë të rastit e kanë futur personin e plagosur në një automjet privat dhe e kanë transportuar në drejtim të paditur.

Ekipet policore kishin arritur në vendin e ngjarjes. Sulmuesi është në arrati, ndërsa armën e ka lënë në vendin e ngjarjes.

Kjo ngjarrje terrorizuese ka rritur shqetësimin e banorëve të lagjes Aerodrom në Shkup. Ndërsa MPB theksoi se do të jap detaje lidhur me motivet e këtij sulmi.

Por disa portale kanë theksuar se autori njihet se kush është dhe se bëhet fjalë për një person me dosje kriminale, dhe që kohë më parë ishte liruar nga burgu.

Ai së fundi shoqërohej edhe me Janushev. Siç mësohet Janushev ishte edhe vëllai i komandantit të njësitit policor, Alfa.