Transmetuar më 03-11-2017, 22:48

Ish-marinsat e Marinës amerikane, të cilët vranë Osama bin Ladenin, kanë përshkruar momentin kur qëlluan vrasësin e al-Kaidës.

Robert O’Neill, i cili pretendon se është ai që e ka qëlluar, ka publikuar një përmbledhje të detajuar të misionit që çoi në vrasjen e Osama bin Laden më 11 shtator në një kompleks të sigurt në Abbottabad, Pakistan, në maj 2011.

“U ktheva në të djathtë dhe pashë Osama bin Ladenin që qëndronte në dhomë afër shtratit të tij, më i gjatë dhe më i hollë se sa prisja, mjekra e tij më e shkurtër dhe flokët më të bardhë”, tha ai.

Ushtaraku ka vijuar më tej duke u shprehur se “ai kishte një grua para tij dhe kishte vënë duart mbi shpatullat e saj. Në më pak se një sekondë, unë vura objektivin mbi shpatullën e djathtë të gruas dhe tërhoqa këmbëzën dy herë.

Koka e Bin Ladenit u nda dhe ai ra. Për siguri pasi ai ra në tokë ynë e qëllova përsëri më plumb në kokë”.

Ndërsa ishte duke bërë rrugën e tyre për shtëpi, ekipi i marinsave u ndesh me djalin më të vogël të Bin Ladenit, 23-vjeçarin Khalid.

Ai nuk e dinte se ishin marinsa amerikanë, kështu që, O’Neill u shpreh se udhëheqësi i skuadrës Seal i tha atij në arabisht: “Khalid, eja këtu”.

Ndërsa ai u shpreh: “Çfarë?”.

O’Neill gjithashtu përshkroi ankthet e ushtarëve që kryen bastisjen. Në një moment, një pjestar i skuadrës së marinsave Seal qëlloi një grua e cila i kishte dalë përpara një burri që po hapte zjarr drejt tyre.

“A do të jem në telashe?”, më pyeti ushtari. “Jo, po e bëjmë për Osam-ën, iu përgjigja unë”.

O’Neill tha se pas vrasjes së Bin Laden, mendja e tij u zbraz, ndërsa njëri nga kolegët e tij, sapo kishte hyrë në dhomë i kishte thënë: “Ti vetëm vrave Osama bin Ladenin”.