Transmetuar më 04-11-2017, 15:10
Publicitet

Vijon dominimi i kthjellimeve në territor deri në mesditë kur vranësirat shfaqen në Veri dhe gradualisht shtrihen në gjithë vendin.

Pasditja do të vijojë me kthjellime dhe vranësira kalimtare në Jug dhe pjesërisht në Qendër ndërsa vranësira më të dendura do të ketë ne zonat Veriiore dhe Lindore. Shqipëria mbetet me kthjellime dhe vranësira të herë pas hershme edhe gjatë orëve të natës.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit mbeten të pandryshuara gjatë mëngjesit por një rritje me  1 – 2°C do të pësojnë vlerat termike të mesditës. Era do të fryjë mesatare por deri e fortë, me shpejtësi deri 35 km/h nga drejtimi Jugor-Jugperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 3 ballë.

Europa

Mesdheu Perëndimor deri lart në zonën e Alpeve të Europës dominohet nga vranësira të fuqishme dhe reshje intensive shiu e dëbore.

Po ashtu, Europa Veriperëndimore dhe pjesërisht Qendra e kontinentit mbeten me vranësira të shpeshta por reshje të pakta. Por kthjellimet dominojnë Europën Lindore dhe pjesërisht Veriun dhe Qendrën e kontinentit.

Loading...