Transmetuar më 05-11-2017, 09:13
Publicitet

Një udhëheqës bande nga Meksiko është vrarë ndërkohë që i nënshtrohej një operacioni plastik për të ndryshuar fytyrën e tij dhe për të fshirë gjurmët e gishtave.

Zyrtarët thanë se persona të armatosur hynë me forcë në qytetin e Pueblas dhe vranë Jesus Martin, i njohur si “El Kalimba”, ndërkohë që gjendej i shtrirë mbi tavolinën e operimit. Sipas policisë, ky veprim ishte një operacion i ndërmarrë nga bandat rivale.

Ata deklaruan se Martin, kishte zhvilluar në operacion ilegal e kishte vjedhur naftë në Puebla. Ky biznes është shndërruar në krimin që po merr përhapje të gjerë në Meksikë pas trafikimit të drogës.

Jesus Martin, i njohur si “Huachicolero” apo “chupaducto”, vidhte naftë dhe e shiste në treg me gjysmë çmimi, duke i shkaktuar kështu kompanive meksikane të gazit miliona dollarë humbje.

Udhëheqësit e bandave ia dhunonin naftën zakonisht edhe gjatë festave komuniteteve loakle, në mënyrë që t’i nderonin. Qindra familje janë të përfshira tashmë në këtë biznes të paligjshëm.

Jezus Martin nuk ishte shefi i parë i krimit në Meksikë që ka përdorur kirurgjinë plastike për të shmangur vdekjen ose arrestimin. Amado Carrillo, shefi i kartelit të drogës “Juarez”, ka vdekur nga ndërlikimet kirurgjikale në vitin 1997. Famëkeqi Joaquim Guzmán, i njohur si “El Chapo”, u arrestua në vitin 2014 pavarësisht se ndryshoi formën e shumicës së tipareve të tij gjatë kohës që ishte në arrati. /k.k/noa.al/

Loading...