Transmetuar më 05-11-2017, 11:07

Në vijim të turit 11-ditor në Azi, Presidenti i Shteteve të Bashkuara ka paralajmëruar çdo diktator që të mos ketë nënvlerësim për vendin e tij.

Donald Trump nuk përmendi emra konkretë, por me gjasë mesazhi i tija ka qenë për liderin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un.

Parlalajmërimi i Trump u bë gjatë vizitës në Japoni.

“Askush, asnjë diktator, asnjë regjim nuk duhet të nënvlerësojë Amerikën dhe vendosmërinë e saj”, tha Trump gjate fjales se mbajtur ne bazen ajrore prane Tokios.

“Ju jeni kërcënimi dhe frika më e madhe e tiranëve dhe diktatorëve që dhunojnë të pafajshmit. Regjimet autoritare e kanë një rrugë drejt zhvillimit dhe paqes”- tha ai. Sipas Trump, “në të shkuarën na kanë nënvlerësuar dhe nuk përfundoi mirë për ta (diktatorët). Kurrë nuk do të përkulemi, kurrë nuk do të ngurrojmë për të mbrojtur njerëzit tanë dhe flamurin tonë”, përfundoi lideri i Shtëpisë së Bardhë. /k.k/noa.al/