Transmetuar më 06-11-2017, 07:39

Policia në Teksas të Shteteve të Bashkuara, ka identifikuar autorin e masakrës në një kishë, ku la të vrarë 27 persona.

Ai është 26-vjeçari Devin Patrick Kelley, dhe mësohet se ka qenë ka qenë një ish-anëtar i Forcave Ajrore, nga 2010 në 2014, dhe një mësues i studimit të Biblës.

Në momentin e ngjarjes, Devin Patrick Kelley ishte veshur me rroba ushtarake, dhe më pas hapi zjarr mbi personat që ndodheshin në Kishën e Parë Baptiste të Sutherland.

Kelley, 26 vjeç, nga Neë Braunfels, një periferi e San Antonios, u vra pas një ndjekje të shkurtër në këmbë në Guadalupe Country, por është ende e paqartë nëse sulmuesi kreu vetëvrasje apo u qëllua nga autoritetet.

Kelley ishte i martuar, ndërsa kohët e fundit, në rrjetet sociale, kishte publikuar një foto me armë të llojit AR-15./k.k/noa.al/