Transmetuar më 06-11-2017, 09:14

Një nga rrjetet më të mëdha të trafikut të emigrantëve, është goditur nga policia e Greqisë.

Pjesë e këtij grupi të strukturuar janë 20 persona, mes të cilëve 6 janë shtetas nga Shqipëria.

Sipas mediave të vendit fqinj, ata trafikonin emigrantë përmes pasaportave të falsifikuara.

Po ashtu, gjatë operacionit të autoriteteve greke, në bashkëpunim me Europol, janë zbuluar katër laboratorë të falsifikimit të pasaportave.

Rrjeti ka vepruar për të paktën tre vjet, duke i pajisur persona me pasaporta të falsifikuara, kryesisht franceze, gjermane dhe spanjolle.

Ata largoheshin nga Greqia nëpërmjet aeroportit ndërkombëtar të Athinës, atij të Selanikut si dhe nga qytete të tjera të vendit.

Destinacioni i tyre kryesor ishte Britania e Madhe.

Autoritetet greke thonë se rrjeti kishte falsifikuar qindra pasaporta që dallohen për një saktësi të lartë dhe prandaj mjaft të vështira për t’u zbuluar. /k.k/noa.al/