Transmetuar më 06-11-2017, 11:36

Djali 21-vjeçar që akuzohet për marrëdhënie seksuale me të mitur në Sarandë, ka jetuar prej kohësh me të dhe nënën e saj. NOA.al zbardh detaje nga hetimi që bëri Komisariati i Policisë së Sarandë, lidhur me ngjarjen ku u arrestua Vangjel Selimi, banor i fshatit Çukë në Sarandë.

Vangjeli, pjesëtar i komunitetit rom të Sarandës, prej disa muajsh jetonte në një shtëpi me vajzën e mitur T.Q., 13 vjeçe dhe nënën e saj, O.G.

Gjatë kohës që ata kanë jetuar së bashku, deri dje, djali ka kryer marrëdhënie seksuale me 13-vjeçaren, me dëshirën e saj.

Fakti që e bija bënte seks me djalin që kishin futur në shtëpi, duket se e ka xhindosur të ëmën e të miturës.

Ajo me ta mësuar këtë, bëri denoncim në komisariatin e Policisë së Sarandës.

Për këtë kallëzim penal, u ngrit një grup hetimor.

Mjeku ligjor, evidentoi se vajza e vogël ishte çvirgjëruar nga kryerje marrëdhënieje seksuale.

Policia tha se aktet seksuale janë kryer pa dhunë.

Megjithatë ligja shqiptare parashikon se marrëdhëniet seksuale me të mitur janë vepër penale dhe dënohen deri në shtatë vjet heqje lirie.

Policia ka arrestuar Vangjel Selimin, pikërisht për këtë vepër penale.

Pas prangosjes, ai ka treguar se çfarë ka ndodhur. I riu ka thënë se jetonte prej disa kohësh bashkë me vajzën që kishte bërë seks dhe nënën e saj.

Vangjeli tha se ishte i dashuruar me vajzën dhe donte të lidhej me të.

Policia tha se hetimi do të vazhdojë pavarësisht deklarimeve të të dyshuarit. /noa.al/