Transmetuar më 06-11-2017, 14:30

Njeriu që hapi zjarr gjatë meshës brenda një kishe në Teksas duke vrarë të paktën 26 persona, përfshi edhe një fëmijë 2 vjeç, është identifikuar si një mësues 26 vjeçar i studimit biblik i cili u shkarkua nga forcat ajrore amerikane pasi kishte dhunuar bashkëshorten dhe fëmijën e tij.

Sulmi ndaloi vetëm kur Kelly në rrethinat e San Antonios, u konfrontua nga një banor “hero” i zonës, i cili qëlloi vrasësin pasi ai u largua nga kisha. Kelley u vra nga ky banor, i cili nuk nguroi ta ndiqte me makinë edhe pse ai ishte i armatosur.

Agresori u përball me heroin lokal Stephen Willeford, i cili qëlloi atë përmes një boshllëku në forcat e blinduara kur ai u përpoq të largohej nga kisha.

Por cili është autori i një masakre të tillë

Sipas policisë bëhet fjalë për 26 vjeçarin Devin Patrick Kelley. Ai mësohet të jetë shkarkuar nga forcat ajrore në vitin 2014 pasi përfundoi në mesin e një gjyqi ushtarak për agresion ndaj të shoqes dhe fëmijës së tij.

26-vjeçari, sipas autoriteteve të Departamentit të Sigurisë Publike, ishte i veshur i gjithi me të zeza dhe mbante në trup një jelek antiplumb. Ai fillimisht hapi zjarr me një pushkë gjysmë-automatike në ambientet përpara kishës e më pas hyri brenda.

Në kohën kur po largohej prej andej, një qytetar i zonës rrëmbeu armën e tij dhe nisi të qëllonte mbi të dyshuarin, që e hodhi pushkën e u largua me makinë.

Por ai u gjet i vdekur nga policia. Sipas mediave ai ishte një adhurues i armëve si dhe kishte qenë një mësues i studimit të Biblës. /b.l/noa.al/