Transmetuar më 06-11-2017, 22:47
Publicitet

Çfarë të keqe ka të komentosh “Amin”?

Asgjë, mund të thoni ju, por ka pasoja nëse komentoni kështu në Facebook.

Nëse jeni përdorues i rregullt i Facebook dhe vazhdimisht ndjeni dhembshuri për gjërat e ndryshme që i shini në rrjetin social, sigurisht që keni komentuar ose parë komente të shumta “Amin”.

Të gjithë e dimë se askush nuk mund të shpëtohet me një “Like” ose asnjë sëmundje nuk mund të shërohet duke shkruar “Amin” në Facebook: por njerëzit bëjnë kështu për të treguar mbështetje, transmeton Express.

Pavarësisht qëllimit tuaj të mirë, duke komentuar kështu ju jeni duke i ndihmuar ‘hakerët’ që të fitojnë para lehtë.

Këto postime manipuluese janë të dizajnuara për t’i mashtruar ose shtyrë njerëzit për të bërë like, share ose komentuar, gjë që rezulton me grumbullim të madh të ndjekësve.

Krijuesit e faqes më pas shpërndajnë viruse, publikime të dëmshme dhe mashtrime të tjera.

Ata gjithashtu mbajnë të dhënat tuaja dhe e dinë se ku jetoni, datën e lindjes dhe e-mail adresën, që më pas mund të përdoret për të hakuar llogarinë tuaj.