Transmetuar më 07-11-2017, 00:50
Publicitet

Shfaqja e rrudhave është një proces që herët a vonë ndodh tek çdo njeri. Tek disa njerëz ndodh të shfaqen që në moshë të re, dhe kjo bëhet një problem shumë irritues.

Rëndom u drejtoheni produkteve farmaceutike apo kozmetike, por që në fakt nuk japin efektin që ju dëshironi.

Por, tashmë nuk keni pse të shpenzoni para për të blerë produkte që kushtojnë. Ky krem natyral, do ta përmirsojë lëkurën e fytyrës tuaj dhe do të zhdukë edhe rrudhat më të imëta të saj.

Përbërësit:

1 lugë gjelle mjaltë

8 lugë dylle blete i copëtuar

200 ml vaj bajame

120 ml ujë

Përgatitja:

Shtoni mjaltin, dyllin e copëtuar dhe vajin e bajameve në një tenxhere. Vendoseni në zjarr në temperaturë mesatare dhe përziejini herë pas here derisa të shkrijnë plotësisht.

Largojeni më pas nga zjarri dhe lëreni mënjanë të ftohet, por jo plotësisht. Shtoni më pas në të edhe pak ujë të ngrohtë dhe përziejini mirë.

Transferojeni përzierjen në një kavanoz. Mund ta përdorni këtë krem natyral për të pastruar make up-in tuaj ose si një krem kundër rrudhave.

Loading...