Transmetuar më 07-11-2017, 09:42

Një shtetas shqiptar, për pak mendoi se ishte në vendin e tij kur i ofroi 15 euro karabinierëve në Itali.

Ai u kap me shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, dhe për të shmangur penalitetet ofroi para në mënyrë që autoritetet të mbyllnin një sy.

Por ky veprim i kushtoi rëndë, teksa u prangos me akuzën e nxitjes së korrupsionit.

Hasim Balliu u ndalua në stacionin kryesor të Cerignola-s.

“Merrni këto 15 euro dhe më lejoni të iki,” mësohet t’i ketë thënë shqiptari karabinierëve. Por policët italianë nuk kanë pranuar të korruptohen nga shqiptari duke e prangosur atë dhe dërguar në rajon. /k.k/noa.al/