Transmetuar më 07-11-2017, 17:00

Dhe telashet nuk kanë të sosur, edhe kur përballesh me vdekjen e njeriut që ke në krah.

Kjo duket të ketë ndodhur me një grua në Elbasan, e cila humbi bashkëshortin e saj në moshë të re.

Nuk kanë kaluar më shumë se dy muaj nga vdekja e papritur e të shoqit dhe në shtëpinë e saj shfaqet një burrë i cili pretendon se është shok i ngushtë dhe ortak me një biznes që i ndjeri kishte pasur para se të ndërronte jetë.

Gruaja e vè është shqetësuar nga kjo situatë dhe ka kërkuar ndihmë nga Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, raporton noa.al.

Seksioni kundër krimeve ndaj personit, pohoi sot se në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan është paraqitur dhe ka bërë kallëzim shtetësia M.S, 55 vjeçe, banuese në Librazhd.

Denoncimi i 55-vjeçares erdhi pasi në banesë, i ka shkuar shtetasi A.X, rreth 54 vjeç, banues në Cërrik, i cili pretendonte se ishte shok i ngushtë i bashkëshortit të saj, i cili ka ndërruar jetë dy muaj më parë, duke pretenduar se ka investuar në biznesin në minierën e Përrenjasit dhe kërkon nga e shoqja e vè që aktiviteti të vazhdojë me qëllim që ai të marrë lekët që ka investuar”.

Policia tha se materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për vlerësim. /noa.al/

Foto ilustruese