Transmetuar më 07-11-2017, 22:02

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Arben Ndoka i përgjigjet akuzave të ambasadorit amerikan në Tiranë, Donald Lu i cili gjatë ditës së sotme e cilësoi politikan të lidhur me krimin e organizuar.

Reagimin e tij Ndoka e ka dhënë në një postim në Facebook ku shkruan se nuk ka kryer asnjë krim politik.

“Për këtë kam dhënë prova, duke dhënë dorëheqjen e mandatit të deputetit që para se të miratohej ligji më i ashpër në Europë, por ndërkohë duke kërkuar rihapjen e procesit për të cilin jam dënuar në mungesë, siç dhe kam deklaruar publikisht”, shprehet Ndoka.

Statusi i plotë i ish-deputetit Arben Ndoka:

I nderuar Z. Ambasador i SHBA-ve

Donald Lu,

Sot me terhoqi vemendjen deklarata juaj ne media. Iu mbeshtes plotesisht ne nismen tuaj per te ndihmuar ne ndertimin e nje shteti te forte ligjor shqiptar dhe iu pergezoj per kete.

Per fat te keq nuk mund te jem aq mbeshtetes kur ju radhitet emrin tim sikur te kem bere krime politike apo te jem une shkaktari i ndonje fatkeqesie qe ka rene shqiptareve ne koke.

Lidhja ime me politiken ka te beje me aspiraten per karriere dhe deshiren time per angazhim konkret ne permiresimin e kushteve jetesore dhe zgjidhjes se problemeve qe kane cdo dite qytetaret.

U zgjodha deputet per vlerat e mia njerezore qe nuk ia kam kursyer askujt qekur isha i afte te kujdesesha per veten. Kam ditur te mbaj pergjesi dhe atehere kur ngjarjet kane qene rrjedhe e fatit dhe jo e veprimeve te mia . Per kete kam dhene prova , duke dhene doreheqjen e mandatit te deputetit qe para se te miratohej ligji me i ashper ne Europe, por nderkohe duke kerkuar rihapjen e procesit per te cilin jam denuar ne mungese, sic dhe kam deklaruar publikisht.

Une vazhdoj te jem I lidhur me elektoratin, sepse me ta kam marredhenie njerezore qe nuk i thyen heqja dore nga nje mandat.

Une nuk di te jem akuzuar per krime poltike apo vepra te tjera penale qe kane qene ne dem te Parlamentit ku isha pjese, as ne dem te politikes, as te Shqiperise, a as te askujt.

Doja te vazhdoja jeten time, por mesa duket po me vene kusure qe nuk me perkasin.

Uroj vertete te behet drejtesi por me kriminelet e vertete ama, nje sere te ciles une nuk i perkas!

Arben Ndoka.