Transmetuar më 08-11-2017, 08:42

Për herë të parë në një studio televizive, Ish-ministri i Brendshëm Dritan Demiraj deklaron publikisht atë që flitej nën zë: Artan Didi, ish-drejtori i policisë së shtetit u largua nga Shqipëria pasi nuk pranoi të bëhej pjesë e kanabizimit.

I ftuar në emisionin “360 gradë” mbrëmjen e 7 nëntorit në Ora Neës, Demiraj shprehet skeptik se Xhafaj do ia dalë të luftojë trafikun e drogës dhe të krimit.

Konfirmoj me përgjegjësi, se zoti Didi, drejtori i përgjithshëm i Policisë është larguar nga Shqipëria sepse nuk pranoi të bëhej pjesë e kanabizimit të Shqipërisë. E them me përgjegjësi.

Ai tjetri që mori detyrën mori përsipër që ta bënte këtë.

Nuk ka fuqi zoti Xhafa të heqë Haki Cakon”, tha ish-ministri i Brendshëm, Dritan Demiraj.