Transmetuar më 08-11-2017, 10:35

Është luajtur shumë me fundin e botë, ku teoricienë të konspiracionit kanë dhënë shumë data për shkatërrimin e Tokës.

Për këtë të fundit, ka një pjesë të rëndësishme në Kuran, ku parashikohet fundi i Ndryshe nga parashikuesit si Nostradamusi, Fiset maja, apo Baba Vanga, në Kuran nuk ka një datë ekzakte se kur do të vijë fundi i botës, por aty tregohen se cilat janë shenjat që do të shohë njerëzimi para se të vijë fundi i botës. 

1- Dy grupe të mëdha të luftojnë mes tyre nga ku do të ketë pasoja të mëdha për të dyja palët, ndërsa që të dyja do të ndjekin të njëjtin besim fetar. 

2- Të dalin afër tridhjetë Dexhalë mashtrues e secili prej tyre të shtiret si i dërguar i Allahut.

 3- Të hiqet dija fetare (nga vdekja e dijetarëve islamë).

 4- Të shtohen tërmetet.

 5- Koha të ikë shumë shpejt.

 6- Të shfaqen fitnet (trazirat, sprovat vështirësitë e stërmundimet).

 7- Të shtohen vrasjet. 

8- Të shtohet ndër ju pasuria aq shumë, saqë pasaniku do të shqetësohet se nuk ia merr kush lëmoshën dhe, sa herë që do t’ia zgjasë atë dikujt, ai do t’i thotë: ‘S’kam nevojë për të! 

9- Njerëzit të bëjnë gara me njëri-tjetrin në ngritjen e ndërtesave të larta. 

10- Kur një njeri të kalojë pranë varrit të dikujt të thotë: ‘Ah sikur të isha unë në vendin e tij!

 11- Derisa dielli të lindë nga perëndimi. Kur ai të lindë nga perëndimi dhe njerëzit ta shohin këtë dukuri, ata të gjithë do të bëhen besimtarë muslimanë, por kjo do të jetë një kohë kur, siç thotë Allahu i Madhëruar në Kuran: ‘askujt nuk do t’i bëjë dobi besimi i tij, nëse nuk ka besuar më parë ose nuk ka bërë ndonjë të mirë me besimin e vet’ (Kuran, 6:158). /k.k/noa.al/