Transmetuar më 08-11-2017, 14:57
Publicitet

Deri në mesditë, kthjellime dhe vranësira kalimtare do të ketë Ultësira Perëndimore por vranësira më të dukshme do të ketë në zonat Lindore.

Pjesa e dytë e ditës mbetet kryesisht e kthjellët në zonat bregdetare dhe të ulëta por me vranësira lokale dhe ndonjë reshje të izoluar paraqiten zonat malore.

Temperaturat e ajrit sjellin një rënie 3°C gjatë mëngjesit por mesdita ruan vlera konstante por me një rritje të lehtë në zonat Jugore.

Era do të fryjë kryesisht e lehtë me shpejtësi 20 km/h nga drejtimi Perëndimor  duke gjeneruar në det dallgëzim 1- 2 ballë.

Europa

Europa Perëndimore dhe pellgu i Mesdheut vijojnë me vranësira dhe shira të herë pas hershëm por vranësira të dendura dhe reshje të konsiderueshme shiu e dëborë do të mbizotërojnë në Veri të Europës.

Ndërsa Europa Juglindore dhe Ballkani paraqiten me vranësira kalimtare dhe reshje të pakta e të izoluara. Kthjellimet dominojnë kushtet e motit në Jugperëndim dhe Qendër të Europës si edhe në pjesën më të madhe të Europës Lindore. /b.l/noa.al/

Loading...