Transmetuar më 08-11-2017, 16:30

Duket se revanshi ndaj gazetarëve nuk po ndalet dhe inspirimi po zbret nga Tirana në zona të tjera.

Image may contain: 8 people, people smiling, people standing, suit and indoor

Pasi kryeministri iu vërsul një numri gazetarësh duke mos reshtur së vjellur vrer ndaj tyre dhe medieve e pronarëve të tyre, tani fyerjet kanë shkuar brenda Parlamentit të Kosovës.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e ka pritur me shqetësim veprimin e sotëm të kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli i cili ka fyer gazetaren Saranda Ramaj.

Ramaj ndihet e fyer nga akuzat që i ka bërë në drejtim të saj, kryetari i Kuvendit Kadri Veseli.

Rasti ka ndodhur ndërsa gazetarja Ramaj ishte duke raportuar mbi vizitën e kryeparlamentarit në QKUK, ku pas pyetjes, Veseli e akuzoi atë se ishte një pyetje politike.

Image may contain: 9 people, people smiling, people standing

“Duke iu referuar mënyrës së përgjigjes dhe konotacionit negativ, ne kërkojmë nga kryeparlamentari, gjithsecili politikan dhe udhëheqës shtetëror që të zgjedhë forma më të mira të kundërshtimit sesa rrëshqitja në akuza të tilla që për qëllim kanë dëmtimin e imazhit të gazetarëve”, – vlerëson AGK.

Image may contain: 7 people, people smiling, people standing and suit

AGK konsideron se kryeparlamentari do të duhej të përgjigjej në mënyrë profesionale duke dhënë argumentet e nevojshme e jo të vepronte në këtë formë.

Vetë gazetarja Saranda Ramaj, pohon se pyetja nuk ishte politike por një konstatim për politizimet që bën shteti:

“Ndërsa sot Kadri Veseli vizitoi QKUK-në, pyetja ime ishte: Pse po e politizoni ndërtimin e Spitalit të Ferizajit kur financimet për këtë projekt janë mbuluar dhe tenderi është shpallur në Qeverinë e kaluar?”.

Saranda vazhdon: “Veseli më akuzoi se jam gazetare e politizuar dhe se bëj pyetje me porosi. Pasi që z.Veseli nuk m’u përgjigj në atë çka e pyeta”, – vijon Saranda, ajo ende po pret përgjigje për pyetjen e saj: “Pse po e politizoni ndërtimin e këtij spitali?”