Transmetuar më 08-11-2017, 19:47

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani reagon ndaj deklaratës së ambasadorit amerikan Donald Lu, i cili gjatë ditës së djeshme tha se në janar do të arrestohen “peshq të mëdhenj”.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Manjani shkruan se “ata që do zbatojnë urdhrin nuk dinë as të peshkojnë e as të gjuajnë”.

Sipas tij, ata janë as mish e as peshk.

Postimi i Ylli Manjanit:

Urdhëri për peshk u dha! Peshk i madh, i vogël, i ngordhur apo i gjallë çtë jetë! Urdhri u dha!

Po me copat e mishit me dy sy si do i bëhet! Ata që do zbatojnë urdhërin e sdinë as të peshkojnë e as të gjuajnë?! Ata janë as mish e as peshk!

Ndërkohë, Rilindja ofron hashash. Bën mirë për shëndetin mendor dhe harresën e halleve…/a.k/noa.al/