Transmetuar më 08-11-2017, 20:12

Femra e Akrepit është përcaktuar si shenja hiperseksuale e zodiakut dhe me të drejtë.

Ajo është shpërthyese, provokuese, ka elementë të errët dhe kjo i pëlqen shumë.

Mashkullin e saj mos guxo as ta shohësh, se të pickoi për vdekje.

Njerëzit e saj, mos guxo t’i ngacmosh, se të vrau!

Gjërat e saj, mos i prek pa lejen e saj, se do ta paguash shtrenjtë. Dhe sigurisht as mos të të shkojë në mendje ta ngacmosh. Hakmerret ashpër!

Femra e Akrepit është e zgjuar, vepruese, ka mendime përparimtare dhe do që ta arrijë gjithmonë qëllimin e saj, shkruan Living. Zakonisht ajo është femra fatale në jetën e meshkujve, ajo që do t’u zgjojë epshin dhe do t’u ofrojë përvoja të paharrueshme.

I pëlqen shumë pasuria dhe fama.

Si shoqe nuk jepet shumë, por shoqëria e saj zgjat në kohë, në qoftë se nuk ndodh ndonjë keqkuptim i rëndë.

Si partnere është besnike dhe parapëlqen meshkujt që i ofrojnë siguri.

Si nënë është ajo që mbështet fëmijën e saj në çdo rast. Si grua është plot pasion…