Transmetuar më 09-11-2017, 11:37

Një punonjës i policisë Ushtarake në Vlorë dhe një shtetas tjetër janë arrestuar nga policia për mashtrim dhe përfitim të një shume parash ndaj një tjetër shtetasi duke i premtuar punësim në strukturat e Forcave të Armatosura.

Burime policore bëjnë me dije se në pranga janë vënë Deraldo Kamberi 23 vjeç, banues në Vlorë, me detyrë punonjës i Policisë Ushtarake në Vlorë dhe Erlind Varfi, 23 vjeç, banues në Vlorë.

Arrestimi i tyre erdhi si rezultat i operacionit të koduar “Rekrutimi”, për shkak se në bashkëpunim me njëri- tjetrin ata i kanë marr një shtetasi, një shumë vlerash monetare prej 2000 euro me premtimin se do ta ndihmonin të punësohej në Strukturën e Forcave të Armatosura.

Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale shumën prej 2000 euro.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprën penale të “Korrupsionit pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike, kryer në bashkëpunim". /b.l/noa.al/