Transmetuar më 09-11-2017, 14:57

Një aksident i rëndë me pasojë plagosjen e tre efektivëve të policisë është regjistruar ditën e sotme në qytetin e Durrësit.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:40, në lagjen Nr. 13, sektori Iliria, ku treni i skrapit i linjës Durrës- Elbasan, me mashinist shtetasin M.K., 61 vjeç, banues në Durrës, është përplasur me mjetin e policisë.

Si pasojë kanë mbetur të plagosur tre efektivë të policisë E.J., S.D., dhe Sh.P., të cilët janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore dhe fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Nuk dihen arsyet se cili ka qenë shkaku i këtij aksidenti, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. /b.l/noa.al/