Transmetuar më 09-11-2017, 15:51
Publicitet

Gjatë pjesës së parë të ditës, moti në të gjithë vendin dominohet nga kthjellime dhe vranësira të lehta por pas mesditës, vranësirat shtohen gradualisht në territor.

Pasditja dhe deri në mbrëmje sjell fuqizim të vranësirave në territor duke rrezikuar nga shira afatshkurtër zonat Jugperëndimore dhe ekstremin Verior të Shqipërisë.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit vijojnë me një rënie të lehtë gjatë orëve të mëngjesit por mesdita sjell rritje të lehtë të temperaturave, duke ngjitur maksimumin në 21°C

Era do të vijojë e lehtë deri mesatare, me shpejtësi 22 km/h nga drejtimi Jugperëndimor ndërsa në brigjet detare do të ketë dallgëzim të ulët.

Europa

Brigjet Perëndimore të Europës dhe pellgu Mesdhetar paraqiten me vranësira e shira të herë pas hershëm. Po ashtu, Skandinavia duke përfshirë vendet e Balltikut, dominohen nga vranësira e reshje të konsiderueshme shiu e dëborë.

Ndërsa mot kryesisht të kthjellët do të ketë në Europën Lindore, gadishullin Iberik dhe pjesën më ët madhe të zonave Qendrore të kontinentit. /b.l/noa.al/

Loading...