Transmetuar më 09-11-2017, 16:05

Në vijim të operacionit për kapjen e personave të shpallur në kërkim, policia e Vlorës ka mundur të vërë në pranga njërin prej tyre.

Mësohet se i arrestuari është 25 vjeçari Olsi Nexhipi, i shpallur në kërkim që prej muajit dhjetor të citit 2016.

Ai është dënuar me vendim të formës së prerë për veprat penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”.

Lidhur me rastin materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme. /b.l/noa.al/