Transmetuar më 09-11-2017, 17:20

Aksident me pasojë dy persona të vdekur është regjistruar gjatë orëve të para të mëngjesit në Tiranë.

Burime nga policia rrugore bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 23 e 25 minuta të mbrëmjes së të mërkurës tek “Kthesa e Arbanës” në aksin rrugor Vaqarr- Ndroq.

Mësohet se si pasojë e përplasjes ballore të dy mjeteve tip “Toyota” me targa AA 757 DZ dhe “Benz” me targa Tr 1432 U, kanë humbur jetën dy drejtuesit e mjeteve ndërsa kanë mbetur të plagosur dy shtetas të tjerë.

Viktimat janë Athanas Xhavara 45 vjeç nga Gjirokastra dhe Edison Sefa 22 vjeç nga Tirana. Mësohet se 45-vjeçari Xhavara drejtonte makinën tip Toyota, kurse 22-vjeçari nga Tirana ishte drejtuesi i mjetit tip Benz.

Paraprakisht mësohet se shkak i aksidentit është bërë lagështira në rrugë dhe shpejtësia tej normave të lejuara. Ndërkohë vijojnë hetimet për të përcaktuar shkaqet e vërteta të aksidentit.

Foto ilustruese