Transmetuar më 09-11-2017, 18:12

Të gjithë e dimë se gjuha e trupit flet më shumë për ne se fjalët, por a keni dëgjuar për vijat e dorë? Sipas disave këto vija tregojnë se çfarë natyre kemi dhe si dashuroni.

Vijat janë në të njëjtin nivel

Ata njerëz që kanë vija në të njëjtin nivel si partnerë konsiderohen njerëz me fat. Ata janë të qëndrueshëm, dashurojnë me gjithë shpirt dhe do jepnin gjithçka për të bërë partnerin/en të lumtur. Njerëz të tillë janë ata që nuk ju braktisin kurrë në kohë të vështira dhe i marrin lidhjet shumë seriozisht. Janë të ndjeshëm dhe respektojnë opinionet e të tjerëve.

Vija e dorës së majtë është më poshtë

Njerëzit që kanë vijën e dorës së majtë më poshtë zakonisht bien në dashuri me persona më të mëdhenj në moshë, pasi parapëlqejnë ata që kanë eksperiencë në jetë dhe mund t’i udhëzojë. Janë njerëz romantikë dhe të dashur. Konsiderohen shumë të pavarur dhe do të sakrifikojnë çdo gjë për t’ju bërë të ndiheni të lumtur dhe të sigurtë.

Vija e dorës së majtë më e lartë

Personat që kanë vijën e dorës së majtë më të lartë janë njerëz aventurierë që nuk i ndal asgjë. Ata rrallëherë impenjohen në lidhje serioze dhe zakonisht dashurohen me njerëz më të rinj në moshë. Kanë gjithnjë dëshirë të bëjnë gjëra të reja dhe janë mjaft ambiciozë. Nuk i marrin shumë seriozisht lidhjet por kur dashurojnë, e bëjnë me intensitet.