Transmetuar më 09-11-2017, 19:52
Publicitet

Ish-kryeministri Sali Berisha duke folur në seancën e sotshme të parlamentit ka lëshuar akuza të forta nda kryeministrit Edi Rama dhe ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Gjatë fjalës së tij u shpreh se Edi Rama dhe ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri janë të përfshirë në trafikun e drogës.

Sipas tij pas rënies së avionit me drogë në Ishëm, Tahiri për mos u shkarkuar nga detyra si ministër, i ka dërguar Ramës në zyrë 3 milionë euro.

"A nuk ishte opozita kur tha se në Ishëm ra avioni. Por jo vetëm në Ishëm. Edi Rama përgatiti shkarkimin? I dërgoi 3 milion euro në zyrë Saimir Tahiri Edi Ramës. Saimir Tahiri nuk u shkarkua. Me qindra herë denoncuam që vendi po mbushet me kanabis.

Berisha ka vijuar më tej:

“A  nuk kemi denoncuar ne Saimir Trafikun, se në vitin 2013 ishte i pari që importoi skafin. Edi Rama nuk e mori parasysh, do ti jepte atij portofolin më të rëndësishëm. A nuk jemi, pasi oficeri Zagani që zbuloi lidhjen me Habilajt. Ishte makina me targa e tretë më e rëndësishme ne vend, por Edi Rama e mbrojti përsëri. A i e shpalli ministër më të suksesshëm. A nuk jemi ne që denoncuam avionët me drogë. Cila ishte përgjigja e Ramës? Halucinacione dhe mushkonjat ju duken avionë".

Loading...