Transmetuar më 09-11-2017, 20:42

Bie në pranga një person në Lezhë i cili akuzohet për për shitje të armëve të zjarrit.

Policia arrestoi gjatë ditës së sotme të riun Altin Halilaj, 22 vjeç, banues në Kukës.

Gjatë momentit të arrestimit i është gjetur një thikë dhe 1 dozë lëndë narkotike Mariuanë.

Ndaj këtij shtetasi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg".

Ndaj tij rëndojnë veprat penale "Prodhim dhe mbajtje pa leje e armë luftarake dhe municionit", "prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve të ftohta", "prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike"./a.k/noa.al/