Transmetuar më 09-11-2017, 21:10

Gjatë fjalës së saj në parlament, deputetja e Partisë Socialiste, Elisa Spiropali, ka thënë se në fillimet e viteve 90’ ajo dhe familja e saj e simpatizonin ish-kryeministrin Sali Berisha.

“Kur isha e vogël, në vitet 90-91, ne si familje kishim simpati për Berishën. Ashtu e vogël, dilja përpara ekranit dhe ngrija dy gishtat kur dilte në televizor”, u shpreh Spiropali.

Megjithatë sipas saj, më vonë “karizma e fillimit, energjia e madhe, filloi të bjerrej aq shumë, ndoshta nga vullneti për të hyrë në histori”.

“Berisha ka harruar se historia vërtetë nuk është shkencë ekzakte, por nuk është aq ekzakte sa të pranojë brenda saj një njeri që në fund të karrierës së tij, energjitë, veprat t’i kthejë në logje Kuvendi. Hiqni dorë nga këto dhe ndoshta do mbaheni mend për fillimet tuaja”, tha Spiropali.