Transmetuar më 09-11-2017, 22:35
Publicitet

Reshat Arbana rikthehet pas nëntë vitesh në një skenë teatri dhe pas shumë vitesh në një intervistë televizive.

Në një rrëfim për “Pasdite në Top Channel”, aktori, “Nderi i Kombit”, tregoi pse pranoi rolin në komedinë e trishtë “Babai” me regji të Spiro Dunit, në teatrin “Skampa” të Elbasanit.

Image may contain: 2 people, text

“I kisha bërë një betim vetes që s’do të pranoja më asnjë rol, por u josha dhe u intrigova shumë nga roli i babait me dementia. Më ka lodhur shumë ky personazh, por besoj se publiku do ta presë shumë mirë”.

Duke u ndalur tek eksperienca personale, Arbana tha se ai ka qenë dhe vijon të mbetet një baba patriarkal.

Aktori që ka mbi 45 role mbi supe, u ndal dhe tek debati i para pak muajve mbi ndalimin e disa prej filmave të komunizmit.

“Mbase nga ana artistike nuk kanë qenë shumë cilësorë, por kanë pasur pastërti morale. Tani shohim VIP-a të zhveshur…”. Për Reshat Arbanën, kinematografia e pas ’90-ës ka prodhuar shumë pak filma.

No automatic alt text available.

Aktori i madh shqiptar foli edhe rolet e jetës dhe tij dhe marrëdhëniet me kolegët e atyre viteve, për të cilët thotë se plejada e tyre s’do të kthehet më kurrë. Mes tyre, veçon Sandër Prosin.

“Edhe kur më bënte vërejtje për ndonjë rol, ma bënte me shumë finesë”.

I pyetur për mjeshtërinë e recitimit, ai tha se e gjitha ka nisur si revoltë ndaj fenomeneve sociale.

Image may contain: one or more people and night

Poezitë “Hakërrimi”, “Koha është e maskarenjve” dhe “Në mundsh” janë ndër poezitë më të arrira, interpretuar nga Reshat Arbana.

Featured Image