Transmetuar më 10-11-2017, 00:49

Femrat kanë një jetë seksuale që ndryshon sipas moshave. Nëse lumturia e tyre lidhet me marrëdhëniet e tyre seksuale në shtrat me partnerët duhet thënë se ajo nuk përjetohet në moshë të re. Një studim i fundit e vërteton këtë gjë.

Sipas hulumtimeve femrat e përjetojnë seksin më të mirë kur mbushin 36 vjeç.

‘Natural Cycles’ ka marrë në pyetje 2600 gra, të cilat kanë treguar për përvojat e tyre me orgazëm, ndjenjave të joshjes dhe sa e shijojnë seksin.

Përgjigjet e tyre pastaj janë ndarë dhe analizuar në bazë të moshës: vajzat e reja (nën 23 vjeçe), ato të moshës mesatare (23-35 vjeç) dhe gratë e vjetra (mbi 36 vjeç).

Sa i përket joshjes seksuale, gratë e moshës mbi 36 vjeç kanë dëshmuar se kanë nivel të lartë të vetëbesimit, ku çdo e 2-ta ka thënë se ka një trup seksi.

Ndërsa vetëm çdo e 6-ta nga grupi i mesëm kanë thënë se janë të kënaqura me pamjen fizike, gjithashtu çdo e 3-ta nën 23 vjeç ka thënë të njëjtën gjë.

6 nga 10 gra të grupmoshës së vjetër kishin raportuar se kanë orgazma më të mira dhe më të shpeshta, në kontrast me vetëm 5 nga 10 të grupeve më të reja të grave që e kishin thënë të njëjtën gjë.

Njëkohësisht, 86 për qind e grave të grupmoshës së vjetër kishin thënë se kanë pasur seks të mahnitshëm përgjatë katër javëve të fundit, krahasuar me 76 për qind të grupmoshës së mesme dhe vetëm 56 për qind të vajzave të reja që e kanë deklaruar të njëjtën gjë.

Sa i përket shpeshtësisë së seksit, më pak se e treta e vajzave të anketuara kanë thënë se bëjnë seks dy herë në javë, mbi një e pesta kanë thënë se bëjnë seks tri herë në javë dhe më pak se një e pesta kanë thënë se bëjnë seks vetëm një herë në javë.