Transmetuar më 10-11-2017, 10:42

Një person është arrestuar nga policia pasi akuzohet se ka tentuar të fusë pa leje një celular në ambientet e burgut të Fushë- Krujës.

Burime policore bëjnë me dije se kanë bërë të mundur ndalimin në kohë të 33 vjeçarit Artur Xhepi, banues në Fushë-Krujë.

Shtetasi i mësipërm është kapur “mat” nga Shërbimet e Policisë së burgut, në burgun e Fushë- Krujës duke futur një telefon celular.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprën  penale" Futja ose mbajtja se sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim”. /b.l/noa.al/