Transmetuar më 10-11-2017, 12:49

Për dy ditët e ardhshme kryeministri Edi Rama ka zgjedhur qytetin e Dibrës për të organizuar mbledhjen e radhës së qeverisës së tij jashtë kryeqytetit.

Kryeministri Rama, bashkë me qeverinë e tij do të jetë ditën e sotme dhe nesër në Dibër për takimin e radhës.

Lajmin e ka bërë të ditur, vetë Rama, përmes një postimi në rrjetin e tij social në “Facebook”.

“Sot dhe nesër qeveria në Dibër. Vendime, projekte, bashkëqeverisje me njerëzit dhe punë e durim për Dibrën që duam për Shqipërinë që duam”, shkruan Edi Rama.

Kujtojmë se muajin që shkoi, Rama mblodhi qeverinë e tij në qytetin e Vlorës, ndërsa këtë muaj do të jetë në Dibër. /b.l/noa.al/