Transmetuar më 10-11-2017, 12:57

Edhe pse lidhja e tyre është bërë publike së fundmi, duket se historia e dashurisë i ka fillesat që 8 muaj më parë kur Klea shoqëronte Elgitin në vendet ku dyshja ishin jo kaq të ekspozuar ndaj syve kureshtarë.

Elgit Doda dhe Klea Huta duken mjaft të dashuruar edhe pse në rrjetet sociale, nuk preferojnë që të bëjnë ndonjë deklaratë dashurie.

Por vetëm tani moderatorja simpatike ka zgjedhur ta pranojë hapur dhe këtë herë të bëjë një dedikim të vogël por domethënës për të dashurin kantautor.

Gjithsesi Klea përmes një video të shkurtër në Instastory, ka treguar se çfarë i pëlqen më së shumti tek partneri i saj.

Elgiti shfaqen në video duke qeshur, dhe Klea shkruan bashkangjitur saj “Ajo buzëqeshje”. /b.l/noa.al/