Transmetuar më 10-11-2017, 13:43

Një person është arrestuar nga policia kufitare e Morinës në Kukës pasi është kapur me mallra kontrabandë. Mësohet se në pranga është vënë Bledar Karafili, 31 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i tij u bë pasi në vendin e quajtur "Kryqëzimi i planit të Pates", rreth 1 km largësi me kufirin jeshil me Qafë-Prushin, është kapur në flagrancë Bledar Karafili, me automjetin tip  "Volswagen CADDY",  ku kishte të ngarkuar mallra të ndryshme pa dokumentacion shoqërues, ku dyshohet se janë kontrabandë.

Në cilësinë e provës materiale u bë sekuestrimi i mallit dhe mjetit.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës për veprën penale  “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”. /b.l/noa.al/