Transmetuar më 10-11-2017, 15:31

Një ‘furtunë’ ndryshimesh kanë prekur ditën e sotme Prokurorinë. Ramadan Troci, i cili ishte në Prokurorinë e Vlorës, është kthyer prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme.

Ndërkohë, në vend të Trocit në Vlorë shkon Ardian Ylli, i cili deri tani ka ushtruar detyrën e prokurorit në Prokurorinë e Fierit, shkruan Report Tv.

Ndryshime do të ketë edhe në Prokurorinë e Shkodrës, ku do të marrë drejtimin e këtij institucioni Anton Martini, i cili ishte deri më tani në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Nga ana tjetër, Granit Shehu që ishte drejtuesi i organit të drejtësisë në Shkodër do të kthehet prokuror në Tiranë. Ndërsa, kryeprokuror i Fieri komandohet Pali Decollari.

Këto lëvizje u bënë me vendim të Këshillit të Prokurorisë, pas një mbledhjeje të mbajtur këtë të premte. Emrat e mësipërm i janë propozuar kryeprokurorit Adriatik Llalla dhe pritet firma e tij për miratim.