Transmetuar më 10-11-2017, 18:00
Publicitet

Dy automjete janë përfshirë në një aksident, ku për pasojë tre persona kanë mbetur të plagosur.

Ngjarja ndodhi këtë pasdite në aksin rrugor Tiranë-Elbasan, në dalje të tunelit.

Policia thotë se shtetasi B.P., 57 vjeç  banues në Tiranë  duke drejtuar mjetin tip "Volkswagen"  me targa TR 8025 R, është përplasur me mjetin "Ford" me targa AA863IV, drejtuar nga  shtetasi F.Xh., 28 vjeç banues në Elbasan.

 Si pasojë janë dëmtuar shtetasit I.B., 57 vjeç banues në Elbasan i cili  ishte pasagjer në mjetin tip "Ford",  drejtuesi i mjetit “Volkswagen” dhe  pasagjeri,  shtetasi G.H., 33 vjeç banues në Tiranë.

Të tre shtetasit janë dërguar  për ndihmë  mjekësore  në  spitalin Kirurgjik Elbasan, dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e policisë  po punojnë për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit. /k.k/noa.al/

Loading...