Transmetuar më 10-11-2017, 18:15

Zhdukja e avokatit Besnik Muço është denoncuar edhe nga vëllai i tij, në policinë e Durrësit.

Ai ka thënë se ka komunikuar me vëllai pak minuta para se të nisej trageti, ndërsa rezulton se ai ka bërë check-in në portin e qytetit bregdetar.

Ndër të tjera, ai ka thënë se Besniku ishte nisur për në Itali për të takuar familjen, por nuk zbriti asnjëherë në portin e Barit.

Gjithçka është e paqartë, dhe nuk dihet nëse ai ka hipur në traget pasi bëri check-in.

Telefoni i tij rezulton i fikur, ndërsa për të mësuar më shumë rreth ngjarjes, do të pritet edhe sekuestrimi i kamerave të tragetit.

Fillimisht, zhdukja në mënyrë misterioze e avokatit u denoncua nga bashkëshortja e tij, Rajmonda. /k.k/noa.al/