Transmetuar më 10-11-2017, 20:01

Bashkia e Tiranës do të nisë punën për rindërtimin e aksit rrugor prej 2,3 kilometrash nga Pallati me Shigjeta deri në Kombinat.

Ndërhyrja do të prekë jo vetëm rrugën, por edhe trotuarët në anët saj, të cilëve do t’u bashkëngjiten edhe korsi biçikletash në çdo anë.

Ashtu si në segmentet rreth unazës së vogël të qytetit, edhe trotuaret e këtij segmenti do të shtrohen me pllaka për të verbrit, të identifikueshme nga relievi i ngritur i tyre.

Ky segment i nënshtrohet rehabilitimit jo vetëm për biçikletat, por edhe për vetë nevojën që ka segmenti tashmë i amortizuar, i cili është një portë hyrëse e dalëse nga kryeqyteti.