Transmetuar më 10-11-2017, 20:20

Ai është një ndër politikanë më të njohur, dhe udhëheqësi i Filipineve.

Së fundmi, ka dhënë një deklaratë të fortë, teksa ka thënë se kur ishte adoleshent ka vrarë një person.

Duke folur gjatë takimeve me udhëheqësit rajonalë, Presidenti Rodrigo Duterte i tha grupit, në qytetin vietnamez qendror të Da Nang, se ai kishte therur dikë.

Madje Duterte tha se nuk kishte frikë të shkonte në burg.

“Burg? Kur isha adoleshent burgu ishte shtëpia ime e dytë. Isha shpesh pjesë e zënkave kur isha i ri, në moshën 16-vjeçare kam vrarë dikë, gjatë një përleshjeje me thika, thjesht sepse pamë njëri-tjetrin”, tha ai.

Pas kësaj zëdhënësi i Duterte, Harry Roque, tha për CNN:

“Mendoj se ishte një shaka. Presidenti përdor gjuhën e përditshme kur është me filipinasit që ndodhen jashtë shtetit”.

Ndërkohë Duterte do të takohet me Presidentin e SHBA, Donald Trump, i cili

mbërriti në Vietnam të premten për takimin e Bashkëpunimit Ekonomik. /k.k/noa.al/