Transmetuar më 10-11-2017, 20:43

Një 16-vjeçar ka gjetur vdekjen pas goditjes me thikë nga një 17-vjeçar. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pak çaste më parë, në shëtitoren e Kukësit, ku dy adoleshentët u konfliktuan me njëri-tjetrin.

Policia sqaron se shtetasi R.M., 17vjeç, dyshohet se ka goditur me thikë shtetasin A.M, 16 vjeç, banues në Kukës.

Fillimisht, i plagosuri u transportua në spitalin e Kukësit, por nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra.

Ndërkohë, pak pas ngjarjes, është bërë i mundur arrestimi i autorit të ngjarjes, i cili është shoqëruar në komisariat.

Po ashtu, është gjetur edhe thika me të cilin ai goditi 16-vjeçarin.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, ku po punohet për zbardhjen e plotë të dinamikës së konfliktit. /k.k/noa.al/

Foto ilustruese