Transmetuar më 10-11-2017, 21:18

Një aksident automobilistik ka ndodhur përpara godinës së Kryeministrisë mbrëmjen e sotme.

Dëshmitarë nga vendngjarja kanë raportuar për tvklan.al se një makinë është përplasur me një motor.

Në vendngjarje ndodhen forca të shumta policore. Burime zyrtare nga policia thonë për tvklan.al se nga përplasja ka mbetur i lënduar lehtë drejtuesi i motorit, i cili ndodhet në Spitalin Ushtarak.

Aksidenti shkaktoi vështirësi në qarkullim për disa minuta në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.