Transmetuar më 10-11-2017, 21:54
Publicitet

‘Listat e PD për zgjedhje mund të ishte më e mirë’, kështu ka deklaruar ish-Presidenti Nishani në studion e emisionit ‘FAKT’ të gazetarit Çim Peka.

Nishani tha se në PD, ka njerëz shumë cilësorë të cilët meritonin të ishin pjesë e listave, dhe mund të sillnin më shumë vota për Partinë Demokratike.

‘Unë e kam ndjekur me shumë interes intervistën e zotit Berisha, dhe ka shumë arsye për ta ndjekur me shumë interes.

Por edhe zoti Basha e ka pranuar që lista mund të ishte më e mirë. Dhe unë mendoj që lista mund të ishte dhe më e mirë’, deklaroi Nishani.

Loading...