Transmetuar më 11-11-2017, 19:54

Ky është horoskopi për ditën e diel, 11 nëntor 2017 që Noa.al sjell për ju. Njihuni me parashikimin për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje.

Dashi. Sot ndiheni të lodhur dhe konfuzë. Mos i dramatizoni gjërat pasi do të mund t’i zgjidhni së shpejti. Mjafton të keni energjinë e duhur. Një ditë e mirë për beqarët që duan të kenë një lidhje të fortë dhe solide.

Puna: Jepini vëmendje intuitës tuaj, në këto momente është arma juaj më e mirë për të qenë konkurrues dhe fitues.

Demi. Lini derën hapur shpresës pasi planetët janë në favorin tuaj. Përpiquni të jetoni marrdhënien tuaj sentimentale në mënyrë të pjekur. Humori i mirë nuk mungon te beqarët të cilët kanë dëshirë që të takojnë njerëz të rinj.

Puna: Besoni në aftësitë tuaja dhe jepini fund përtacisë. Kur merrni frenat në dorë jeni shumë të aftë.

Binjakët. Do të jetë një ditë e qetë në çdo aspekt. Gëzoni momentet tuaja me partnerin. Beqarët do të mund të jetojnë një aventurë fantastike dhe emocionuese.

Puna: Jepni hapësirë çështjeve urgjente, por mos lini mënjanë ambiciet tuaja.

Gaforrja. Sot është një ditë e paharrueshme, në të gjitha aspektet! Historia juaj po përjeton një moment magjik. Joshja do të jetë arma më e fortë e beqarëve dhe do e shfrytëzoni gjatë kësaj dite.

Puna: Një ditë e mirë për ju në punë. Në sfond të do jenë bashkëpunime të reja fitimprurëse.

Luani. Do të keni një ditë me tension me partnerin tuaj. Mos u përqendroni vetëm te xhelozia, ndryshe do të shkatërroni gjithçka. Jini të përqendruar në jetën familjare. Përsa i përket beqarëve do të ketë lajme të mira në dashuri. E ardhmja juaj është e kuqe.

Puna: Një projekt që dukej i bllokuar do të marrë dritë nga ju. Tani duhet të nisni punën që të ndërtoni rrugën tuaj.

Virgjëresha. Kaloni kohë me personin ë ju do kaq shumë. Çlirohuni nga pengesat dhe mos i fshihni dëshirat tuaja. Për beqarët ka ardhur koha që të bëjnë projekte interesante. Disa prej jush mund të gjejnë dashurinë që kishin kërkuar.

Puna: Dita ideale për ti dhënë jetë një iniciative të re. Yjet janë në favorin tuaj!

Peshorja. Edhe pse yjet nuk janë në favorin tuaj mbajeni moralin lart. Nëse do të luani letrat tuaja me mjeshtëri do të mund të rifitoni personat që aq shumë i doni. Beqarët duhet të dalin që të krijojnë njohje të reja nëse nuk duan që jeta e tyre të kalojë në pasivitet.

Puna: Sot fjalëkalimi për ju është diplomacia. Veproni me dinakëri dhe flisni sa më pak. Kështu do shmangni keqkuptimet.

Akrepi. Një e dielë e shkëlqyer për ju. Dashuria do të jetë burim juaj i qetësisë dhe do të jeni në harmoni të plotë me partnerin tuaj. Edhe për beqarët do të jetë një ditë e mirë. Ata që do dëgjojnë zërin e zemrës do marrin atë që dëshirojnë.

Puna: Gjëra të mira mund të ndodhin në biznes dhe në investime.

Shigjetari. Do të jetë një ditë jo e qetë për ju. Përdorini fjalët me kujdes nëse dëshironi që të evitoni debatet me partnerin tuaj. Beqarët duan të gjenë dikë për tu mbështetur. Ndoshta ka ardhur koha që ti merrni gjërat seriozisht.

Puna: Përplasjet dhe keqkuptimet me kolegët tuaj do të bëjnë që ju të mendoni se ndoshta duhet të qendroni në vendin tuaj.

Bricjapi. Sot ju ndiheni të motivuar, të fortë dhe të vendosur. Yjet sjellin një frymë të re të ajrit në jetën tuaj sentimentale, ndërsa mirëkuptimi me partnerin është i shkëlqyeshëm.

Për beqarët që sot duan aventurë, dita do jetë e kënaqshme.

Puna: Keni besim të plotë në veten tuaj dhe ky vetëvlerësim do bëjë që të arrini rezultate të shkëlqyera.

Ujori. Sot keni dëshirë që t’i rrëfeni partnerit tuaj sekretet e zemrës. Bëjeni këtë gjë pa frikë pasi partneri juaj do ju kuptojë më shumë nga sa ju e imagjinonit. Beqarët do të kenë disa orë fantastike. Kjo do ju ndihmojë të kaloni stresin.

Puna: Qëllime dhe perspektiva të reja po dalin në dukje për ju. Puna ju shtyn që të zgjeroni aktivitetin tuaj veprues.

Peshqit. Humori juaj i keq do të ndikojë edhe te partneri juaj. Ndoshta mbrëmja do të jetë më e qetë por gjithçka varet nga ju. Edhe beqarët do të jenë poshtë me moralin. Mbyllja në vetvete nuk do ndikojë pozitivisht për ju.

Puna: Një frenim në projektet tuaja do të bëjë që të mendoni gjëra të reja. Mos u trishtoni, çdo gjë do shkojë mirë./a.k/noa.al/