Transmetuar më 13-11-2017, 12:41

Gjigandi i kërkimit arrin të regjistrojë me zë bisedat që njerëzit bëjnë për produktet e tij. Motori i kërkimit, Google mund të ketë një regjistër me bazë të dhënash për çdo gjë që ju keni thënë rreth tij që prej krijimit.

Prestigjiozja angleze "The Indipendent" shkruan se Google e bën këtë gjë për të përmirësuar mjetet e njohjes së gjuhës, si dhe rezultatet që ju jep njerëzve.

Kompania ka një faqe të veçantë audio, e cila do t’ju tregojë kudo ku Google ka një regjistrim zëri të të qenit në internet.

Ju do të shihni më shumë nëse keni një telefon android, i cili mund të aktivizohet në çdo kohë vetëm duke thënë "Ok, Google". Por, ju gjithashtu do keni regjistrime aty për çfarëdo lloj pajisje që e keni përdorur duke bashkëvepruar me Google.

Regjistrimet mund të funksionojnë si një lloj ditari, duke ju kujtuar vendeve dhe situatave të ndryshme që ju dhe telefoni juaj keni qenë në të. Por është gjithashtu një kujtesë se sa informata mblidhen rreth jush dhe sa intim mund të jetë ky informacion. /b.l/noa.al/