Transmetuar më 13-11-2017, 22:52

Pas fitores kundër Turqisë, ka folur për mediat dhe lojtari i Kombëtares, Eros Grezda. Autori i golit të tretë, tha për “RTSH” se golin ia dedikon babait.

Talenti foli dhe për të ardhmen e tij, për të cilën tha se merret babai me atë punë.

“Ishte një ndjesi e veçantë që të shënonim edhe pse ishim me një futbollist me pak në fushën e lojës.

Golin ia dedikoj babait tim dhe jam i lumtur që goli im i solli fitoren kombëtares.

E ardhmja? Nuk dua të flas për të ardhmen, pasi ndihem mirë te skuadra e Osijekut.

Zërat për Lacion? Nuk dua të flas për këtë gjë, pasi kam babain që merret me pjesën jashtë fushës.

Besimi i Panuçit? Nuk e prisja atë moment. Isha i emocionuar. Vendi i parë që më shkoi në mendje ishte te pankina, teksa Panuçi më hapi duart dhe e përqafova”

Më poshtë keni golin e shënuar nga Eros Grezda: